Cart(1)

ALDO

Comic book – Libër me ilustrime për lexuesit e vegjël

Të dashur lexues të vegjël, libri me ilustrime me titull Aldo, rrëfen historinë e një djali në moshën e adoleshencës, dhe të njerëzve që e rrethojnë. Nëpërmjet historisë së këtij komuniteti me njerëz, do të merrni mësime të vlefshme rreth qytetarisë, të drejtave të njeriut, dhe fuqisë që buron nga bashkimi i njerëzve në një qëllim të vetëm për të shprehur shqetësimet e përbashkëta.
Të gjithë këtë rrëfim e tregon Aldo, i cili është edhe personazhi kryesor që do ta shihni gati në çdo faqe të librit me ilustrime. Ai vjen nga komuniteti Rom, i cili në përditshmëri përballet me vështirësi për të punuar dhe siguruar jetesën, për t’u pranuar në shkollë, dhe për të pasur strehim të rehatshëm.
Mesazhet që sjell ky libër janë të shumtë. Por më kryesorja, të gjithë ne jemi të barabartë. Pavarësisht ndryshimeve që kemi nga njëri-tjerti dhe që e bëjnë botën më të bukur, kemi edhe shumë të përbashkëta. E fundit fjali, bashkimi dhe këmbëngulja sjell ndryshime të dëshiruara.
“Better books, happy children”

Njihuni me personazhet

Xhenson Cela

NOVELIST & AKTIVIST

Një ndër pasionet e tij është të shkruajë histori dhe tregime të mbështetura në jetën e përditshme, dhe fantazi. Gjatë kohës së studimeve kam fituar aftësi të mira hulumtuese dhe analitike, dhe me pëlqen që të përkthejë materiale akademike në gjini më të thjeshta si novela grafike. Përgatitja teorike dhe praktike në këtë drejtim është zhvilluar përgjatë pesë (5) viteve të fundit. Gjatë kësaj kohe, kam ndjekur kurse dhe trajnime online, por përvoja që ka ndikuar më së shumti është pjesëmarrja në një workshop në Central European University nga Z. Tony Lee, autor Britanik i librave comics. Kjo është edhe pikënisja për shkrimin e kësaj novele grafike. Mora shkas nga tema e diplomës: Openness, Transparency, and Participation in the Consultation Process betëeen the Albanian Public Authorities and the Roma Community: Cases of Forced Evictions and Public Investments that Affect Housing.