ALDO

Të dashur lexues të vegjël, libri me ilustrime me titull Aldo, rrëfen historinë e një djali në moshën e adoleshencës, dhe të njerëzve që e rrethojnë. Nëpërmjet historisë së këtij komuniteti me njerëz, do të merrni mësime të vlefshme rreth qytetarisë, të drejtave të njeriut, dhe fuqisë që buron nga bashkimi i njerëzve në një qëllim të vetëm për të shprehur shqetësimet e përbashkëta.
Të gjithë këtë rrëfim e tregon Aldo, i cili është edhe personazhi kryesor që do ta shihni gati në çdo faqe të librit me ilustrime. Ai vjen nga komuniteti Rom, i cili në përditshmëri përballet me vështirësi për të punuar dhe siguruar jetesën, për t’u pranuar në shkollë, dhe për të pasur strehim të rehatshëm.
Mesazhet që sjell ky libër janë të shumtë. Por më kryesorja, të gjithë ne jemi të barabartë. Pavarësisht ndryshimeve që kemi nga njëri-tjerti dhe që e bëjnë botën më të bukur, kemi edhe shumë të përbashkëta. E fundit fjali, bashkimi dhe këmbëngulja sjell ndryshime të dëshiruara.
“Better books, happy children”